Zgjedhjet 2025

Hamza: Pagat e sotme nuk mjaftojnë, do t’i rrisim 50 për qind për sektorin publik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se i kupton qytetarët se pagat e sotme nuk mjaftojnë dhe si rrjedhojë ka premtuar që do t’i rrisë pagat në sektorin publik për 50 për qind, po që se bëhet kryeministër.

“Në qeverisjen time, do t’i rris pagat për 50 për qind për të gjithë punëtorët e sektorit publik”, ka deklaruar Hamza në një video të publikuar të premten në Facebook.

Ai ka theksuar se paga aktuale nuk po arrin të përballojë rritjen e kostos së jetesës dhe shtrenjtimin e çmimeve.

“E di që pagat që merrni sot nuk po ju mjaftojnë të përballoni shtrenjtimin e jetesës dhe rritjen e çmimeve”, ka thënë Hamza.

Sipas tij, kjo rritje do të përfshijë të gjithë të punësuarit që marrin paga nga shteti. “Kjo do të thotë paga më të larta për mjekët, mësimdhënësit, policët, ushtarët, punëtorët e administratës dhe të gjithë ata që marrin paga nga shteti”, ka theksuar Hamza. “Nëse sot merrni 800 euro, me mua Kryeministër, paga juaj do të jetë 1200 euro”.

Sipas Hamzës, “ky nuk është vetëm zotim parazgjedhor, por investim i domosdoshëm në ata që e mbajnë shtetin tonë gjallë çdo ditë”.

Lexo përditësimet tjera
Zgjedhjet

Dita e tretë e fushatës

Agjenda e PDK-së•  16:30 – Viti, Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”•  18:00 – Gjilan,...