Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka mbajtur tubim elektoral në Vushtrri. Nga atje, Hamza përveç premtimit për rritje të pagave e pensioneve prej 50%, tha se do të krijojnë edhe një fond për ata që humbin vendin e punës.
Hamza sqaroi se përmes këtij fondi, ata që humbin punën, për gjashtë muaj do ta kenë të garantuar nga shteti 80% të pagës së fundit.
“Programi ynë ofron garanci për të punësuarit. Ne do të krijojmë fondin e papunësisë. Një fond i cili iu garanton të gjithëve atyre që për një arsye i humbin vendet e punës dhe jo të ngelin pa paga, por të kenë të garantuar pagesën nga shteti për 80 për qind të pagës së fundit për gjashtë muaj. Do të krijojmë gjykatën e punës. Një gjykatë që do t’i trajton kontratat e punës dhe do t’i mbrojë të drejtat e punës në sektorin privat dhe publik. Në fillim të mandatit do të rriten pagat 50 për qind për arsimtarë, profesorë, mësues, mjekë, policë, ushtarë dhe të gjithë ata që realizojnë paga për buxhetin e Kosovës do t’i gëzojnë pagat me rritje për 50 për qind. Përveç pagave do t’i rrisim edhe pensionet për 50 për qind”, tha ai.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza premtoi edhe ndërtimin e Stadiumit Olimpik Kombëtar, krijimin e fondit prej 30 milionë eurosh në vit për bursa studentore, qendra kujdesi për të moshuarit në çdo rajon të Kosovës, drejtësi të pavarur nga politika, krijimin e Gardës Kombëtare të Kosovës, si dhe rifillimin e Dialogut Strategjik.
“Qytetarët nuk kërkojnë mrekulli. Ata kërkojnë dinjitet. Stabilitet. Një ekonomi që ua lehtëson jetën. Dhe pikërisht këtë e ofron programi ynë. Zgjidhje reale, të llogaritura, të financuara qartë”, ka theksuar Hamza.
Edhe
Hamza: PDK-ja garon me program konkret për t’i thënë stop krizës
Hamza gjatë këtij tubimi e kritikoi partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë të rezultateve gjatë qeverisjes. Ai deklaroi se këtë keqmenaxhim po e paguajnë qytetarët.
“Viteve të fundit janë dhënë premtime të mëdha, por rezultatet të vogla. U fol shumë për drejtësi, por u krijua pasiguri. U fol shumë për zhvillim, por u rritën çmimet dhe u shtrenjtua kosto e jetesës. U fol për sovranitet, por u dobësuan aleancat. Kosova nuk ka dështuar si shtet, por Kosova është keq-qeverisur. Sot po e paguajnë qytetarët çmimin me paga të ulëta dhe furnizim jo-stabil të energjisë elektrike me çmime të larta”, tha ai.
Dita e dytë e fushatës
-
Hamza premton investime në Drenicë, rritje të pagave e pensioneve dhe ulje të tatimeve
-
Rritje të pensioneve për 50 për qind dhe rikthimin e Ministrisë së Inovacionit, premton Hamza
-
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pensioneve
-
Hamza: PDK i uli tatimet në vitin 2009 dhe i rriti pagat, do ta bëjë edhe në vitin 2026