Zgjedhjet 2025

Hamza premton rritje të pensioneve për 50% dhe rikthimin e Ministrisë së Inovacionit

Bedri Hamza

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, të hënën zhvilloi një takim me pensionistët në Prishtinë, të cilëve u premtoi 50 për qind rritje të të gjitha pensioneve, pastaj barna falas për ta dhe për të gjithë qytetarët me sëmundje kronike, si dhe qendra kujdesi për të moshuarit në çdo rajon të Kosovës.

Në ditën e gjashtë të fushatës, Hamza vizitoi edhe Qendrën e Inovacionit të Kosovës në Prishtinë, duke premtuar mbështetje për sektorin e dijës dhe inovacionit. Ai tha se investimi në teknologji, inovacion dhe te të rinjtë kreativë është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik si dhe për krijimin e vendeve të reja të punës me vlerë të shtuar për Kosovën. Ai u zotua se si kryeministër do ta rikthejë Ministrinë e Inovacionit.