Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Vlerësohet se këtë herë premtimet e fushatës mund të jenë më të realizueshme

Premtimi për liberalizim vizash është bërë i pranishëm në tubimet politike të kandidatëve për kryeministër, që nga pavarësia e Kosovës.

Liberalizimi i vizave u bë pjesë e premtimeve edhe për zgjedhjet e 6 tetorit, pikërisht nga kandidati i koalicionit AAK – PSD, Ramush Haradinaj, raporton KTV.

E, pjesë e premtimeve të përsëritshme të partive politike në zgjedhjet nacionale, sipas Demokracisë Plus, janë edhe zhvillimi ekonomik e punësimi i të rinjve.

Jetmir Bakija nga Demokracia Plus thotë se realizimi i këtyre zotimeve është në një shkallë të ulët.

Demokracia Plus ka kërkuar nga kandidatët për kryeministër që të zotohen për shtatë pika të qeverisjes së mirë.

E këtë e kanë nënshkruar deri më tani vetëm Vjosa Osmani e Albin Kurti.

Edhe Politikanët “harrojnë” premtimin për liberalizimin e vizave Zgjedhjet 2019 Politikanët “harrojnë” premtimin për liberalizimin e vizave

Ndërkaq, sipas Arton Demhasajt nga organizata “Çohu”, këtë vit, premtimet që po i bëjnë kandidatët për kryeministër janë më të realizueshme se ato në të kaluarën.

Fushata zgjedhore zyrtarisht ka filluar këtë të mërkurë. Programin politik që pritet të shpaloset në dhjetëditëshin e fushatës e kanë publikuar deri më tani vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.