Temperaturat e larta që po vazhdojnë të mbizotërojnë në Kosovë po u përshtaten edhe shpendëve shtegtarë që nuk po largohen në kërkim të ambienteve më të favorshme.
Autori i dokumentarit për botën e egër në KTV, Arian Mavriqi, të shtunën ka arritur të realizojë fotografi të disa prej këtyre shpendëve.
“Shumë shpendë shtegtarë, si: lejleku i zi, bletëngrenësi, dallëndyshja, ceku vetullbardhë dhe larashi kurrizkuq, po qëndrojnë ende tek ne dhe nuk kanë shtegtuar, për shkak të temperaturave të favorshme për to dhe ushqimeve që u mundësohen nga këto temperatura të larta”, ka thënë ai.





Shpendët shtegtarë gjatë periudhës kur nis rënia e temperaturave ikin në drejtim të vendeve më të ngrohta për të siguruar ushqim dhe kushte më të mira mbijetese. Kjo ndodh në vjeshtë. E kthimi ndodh në pranverë.
E shtuna në Kosovë ka shënuar mot me diell me temperatura minimale prej 6 deri 10 gradë celsius e maksimalet që kanë prekur 30. Ngjashëm do të jetë edhe të dielën e 7 shtatorit.