Julie Swann, një inxhiniere që studion sistemet shëndetësore dhe sëmundje infektive në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Veriut, drejton një ekip studiuesish të cilët në kohën e fundit u përpoqën të simulonin sesi varianti Delta i koronavirusit mund të lëvizë nëpër shkolla përmes skenarëve të ndryshëm. Rezultatet, të cilat Washington Posti i publikoi gjatë fundjavës, ishin alarmante.
Në mungesë të maskave dhe testimit, thotë studimi, më shumë se 75 për qind e studentëve të prekshëm do të infektoheshin në tre muaj. Simulimi gjeti se edhe me maska dhe testim, fëmijët në mjedise me imunitet të ulët – që përfshinë pothuajse të gjitha klasat e shkollave fillore – kishin 22 për qind gjasa të preken me COVID brenda 107 ditëve.
Si prind i dy nxënësve të shkollës fillore, unë i gjeta këto shifra tronditëse. Pothuajse e ndjeva si një grusht kur javën e kaluar dr. Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit, tha se nuk priste që një vaksinë për COVID për fëmijët të miratohej para fundit të vitit.
Jetoj në New York, ku anëtarët e stafit të shkollës duhet të vaksinohen dhe rregullat për maskën janë të pakontestueshme. Por, llogaritjet nga ekipi i Swannit bënë të dukej sikur gjasat për familjen time që ta kalojmë këtë vjeshtë ku asnjëri nga fëmijët të mos preket me COVID, ishin çështje fati.
Pasi bisedova me Swannin, e kuptoj që nuk është aq e thjeshtë. Ekipi i saj nuk faktorizoi efektin e karantinimit të studentëve që rezultuan pozitiv, dhe supozoi mbi përdorimin jo të duhur të maskës. Për shumë shkolla, ajo pret që numri i infeksioneve të jetë më i ulët se sa tregoi modeli. Sidoqoftë, kjo nuk ka gjasa të jetë shumë ngushëlluese për prindërit që e marrin seriozisht COVID-in, por janë të rrethuar nga njerëz që nuk e bëjnë. Me shkollën që sapo ka filluar dhe shtrimet në spitalet pediatrike tashmë më të larta se kurrë, ata janë në një situatë veçanërisht të patolerueshme.
Edhe
Rikthimi i maskave në shkolla
Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për Administratën e Ushqimit dhe Barnave që të lëvizë shpejt. "Unë mund t'ju them pothuajse me siguri se do të ketë të dhëna në shtator për t'i paraqitur Pfizerit", më tha Dr. Yvonne Maldonado, një profesoreshë e Stanfordit për sëmundjet infektive pediatrike. Ajo mendon se Pfizeri do të jetë në gjendje të paraqitet për autorizim të përdorimit emergjent në tetor.
Pra, pse po thotë Collins fundi i vitit? Është e paqartë. Një pyetje, të cilës edhe njerëzit që kanë lidhje po e kanë të vështirë të marrin një përgjigje, është nëse F.D.A. do të kërkojë të dhëna shtesë për vaksinën e fëmijëve. Në korrik, agjencia u kërkoi Pfizer-BioNTech dhe Modernas të dyfishonin numrin e fëmijëve në provat e tyre klinike për të pasur një shans më të mirë për të zbuluar efekte anësore të rralla. F.D.A. gjithashtu tha se donte katër deri në gjashtë muaj të dhëna pasuese të sigurisë, në krahasim me dy për të rriturit.
Shumica e ekspertëve nuk mendojnë se këto të dhëna janë të nevojshme për F.D.A.-në që të autorizojë vaksinën në baza urgjente. Por ne nuk e dimë nëse F.D.A. do të këmbëngulë për t’i pritur ato.
Dy javë më parë, 108 anëtarë të Kongresit, të shqetësuar se sa kohë po merrte miratimi për një vaksinë pediatrike, i shkruan F.D.A.-së duke kërkuar informacion. Të hënën, F.D.A.-ja u përgjigj, por pa ofruar specifika. "Ne e kuptojmë se është thelbësore që publiku të ketë besim të plotë në procesin e rishikimit të F.D.A.-së, besim të plotë në çdo produkt që ne miratojmë ose autorizojmë, dhe besim në F.D.A.-në dhe angazhimin tonë për të mbrojtur shëndetin publik", tha agjencia.
Edhe
Hulumtimet për përmirësimin e vaksinave COVID-19
Personalisht, po e humb këtë besim. Frikësohem se F.D.A.-ja e di se do të fajësohet nëse diçka shkon keq me vaksinën, por jo domosdo nëse fëmijët sëmuren keq nga mungesa e saj.
Michelle Goldberg është kolumniste e rregullt në gazetën prestigjioze "The New York Times"