Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TOP KOHA MUSIC

Enxhi Nasufi për herë të parë në mediat kosovare

Pjesë e “Top Kohës” këtë javë ishte edhe Enxhi Nasufi nga Shqipëria. Artistja për herë të parë u prezantua në televizione kosovare. Nasufi përmendi se kosovarët i dhanë mbështetjen më të madhë në talent shout në të cilat mori pjesë.

Nasufi është artiste multidimensionale nga Shqipëria, e cila së fundi ka publikuar projektin "Imagjinoj". Ky projekt është i lansuar vetëm me tekst dhe ka ritëm veror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përveç këngës, Enxhi ka nisur një rrugëtim të ri në televizion si moderatore. Për të kjo përvojë është ndryshe nga të tjerat por që po e shijon shumë. Gjatë kësaj periudhe, Enxhi tregoi se nuk e ka ndjerë fare karantinën nga puna në teren.

Këtë javë në “Top Koha Music” janë gjashtë këngë të reja si propozim i javës: Dhurata Dora – “Ferrari”, Dafina Zeqiri ft Ledri Vula x Lumi B – “Aman”, Ghetto Geasy feat Majk – “Zhytem”, Butrint Imeri – “Si përpara”, Mozzik – “Madonna”, Malik – “Vietnamez”.