Hendbollistët e Spanjës kanë fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të Tokios.
Në ndeshjen për vendin e tretë, të zhvilluar të shtunën në “Yoyogi National Stadium”, Spanja e mposhti Egjiptin me rezultatin 33:31.
Spanja ishte më e mirë edhe në pjesën e parë, të cilën e fitoi me shifrat 19:16.
Aleix Gomez ishte më i dalluari te Spanja, me tetë gola të shënuara, i përcjellë nga Antonio Garcia me gjashtë dhe Alex Dujshebaev që shënoi pesë sosh.
Te Egjipti, Mohamed Shebib dhe Ahmed Elahmar shënuan nga shtatë gola secili, por që nuk mjaftuan për ta siguruar medaljen e bronztë.