Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Futbollistët e Meksikës fitojnë medaljen e bronztë

Përfaqësuesja e Meksikës në futboll, e ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Në ndeshjen për vendin e tretë të turneut olimpik të futbollit të meshkujve, Meksika e ka mposhtur Japoninë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja e luajtur të premten në Saitama, është mbyllur me rezultatin 3:1 për Meksikën.

Francisco Cordova në minutën e 13-të, e ka kaluar Meksikën në epërsi nga penalltia.

Rezultatin e dyfishoi Johan Vasquez në minutën e 22-të, përpara se Ernesto Vega të shënoj golin e tretë për meksikanët në minutën e 58-të.

Golin e nderit për Japoninë në këtë takim, e realizoi Kaoru Mitoma që shënoi në minutën e 78-të për ta vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.