Përfaqësuesja e Spanjës është kualifikuar në finale të turneut olimpik në futboll.
Spanja, të martën në Saitama e mposhti në gjysmëfinale Japoninë, me rezultatin 1:0 pas vazhdimeve. Koha e rregullt e ndeshjes, përfundoi pa gola kurse në vazhdime, spanjollët shënuan golin e fitores. Ishte mesfushori Marco Asensio, ai që në minutën e 115-të shënoi gol pas asistimit të Mikel Oyarzabalit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë finale, Spanja do të përballet me Brazilin. Ndërkohë, Japonia do të luajë kundër Meksikës për medaljen e bronztë.