Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spanja e fiton medaljen e bronztë në Botërorin e hendbollit

Spanja është kurorëzuar me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të hendbollit.

Takimi i zhvilluar të dielën për vendin e tretë në Egjipt, nikoqirin e këtij Botërori, përfundoi me rezultatin 35:29 në të mirë të spanjollëve.

Ky rezultat dhuroi më së shumti gola në një ndeshje të rëndësishme për medalje të bronztë në historinë e kësaj gare.

Tri gola më pak u shënuan në finalen e vitit 2007 kur Danimarka e mposhti Francën me rezultatin 34:27.