Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Basketbollistet amerikane vazhdojnë me fitore

Përfaqësuesja e SHBA-së në basketboll në konkurrencën e femrave, ka shënuar edhe fitoren e radhës në Lojërat Olimpike. Pas triumfit në ndeshjen e parë ndaj Nigerisë, amerikanet të premten e mposhtën edhe Japoninë në duelin e Grupit B, që përfundoi me shifrat 86:69.

Për SHBA-në, kjo është fitorja e 51 rresht në Lojërat Olimpike. Me këtë fitore, SHBA-ja i prinë grupit me katër pikë dhe ndeshjen e fundit, e luan ndaj Francës më 2 gusht.

Qendra A’ja Wilson ishte më e dalluara te SHBA-ja, me 20 pikë të shënuara derisa Brenna Stewart shtoi edhe 15 pikë për fitoren bindëse ndaj Japonisë.

Te Japonia, më efikasja ishte Maki Takada më 15 pikë të shënuara. Për Japoninë, kjo është humbja e parë në turneun olimpik të basketbollit pas fitores që e regjistroi ndaj Francës në ndeshjen hapëse të Olimpiadës. Ndërkohë, në Grupin C, Belgjika e ka shënuar fitoren e dytë rresht, pasi triumfoi ndaj Porto Rikos me rezultatin e thellë 87:52.