SHBA-ja ka siguruar kalimin në raundin e dytë të Botërorit të basketbollit. Në duelin e luajtur në Manila të hënën, në kuadër të Grupit C, amerikanët mposhtën Greqinë me shifrat 109:81. Për SHBA-në, kjo ishte fitorja e dytë rresht, me të cilën ia shkaktoi Greqisë humbjen e parë.
Ndeshjen e fundit në grup, SHBA-ja e luan kundër Jordanisë të mërkurën. Në përballjen kundër Greqisë, SHBA-ja ishte superiore pasi e fitoi secilin çerek.
Megjithatë, shkëputjen në rezultat, e bëri në çerekun e dytë dhe të tretë, ku pas 30-të minutave lojë, amerikanët po avanconin 79:56.
Austin Reaves ishte i dalluari me 15 pikë, 5 kërcime e 6 asistime, ndërsa Jalen Brunson e Anthony Edëards shtuan nga 13 secili. Te Greqia, vetëm dy lojtarë e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Georgios Papagiannis ishte më efikasi me 17 pikë, 3 kërcime e 2 asistime. Në duelin tjetër të grupit, Zelanda e Re triumfoi 95:87 kundër Jordanisë. Për Zelandën e Re, kjo është fitorja e dytë në po aq ndeshje të luajtura, ndërsa Jordania u eliminua pasi regjistroi humbjen e dytë.