Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

SHBA-ja vazhdon me fitore në Botëror

SHBA-ja, ka regjistruar edhe fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura në Botërorin e basketbollit. Të hënën, në Manila të Filipineve, SHBA-ja e startoi fazën e dytë me fitore kundër Malit të Zi, të cilin e mposhti me shifrat 85:73.

Amerikanët ishin më të mirë, ndonëse e humbën çerekun e dytë 20:18, por arritën fitoren pas triumfit në tre çerekët tjerë. Anthony Edwards është në këtë takim u tregua i rëndësishëm për amerikanët, pasi ishte më efikasi me 17 pikë të shënuara.

Austin Reaves pati 12 pikë, ndërsa Jaren Jakcson shtoi 11 sosh për triumf ndaj Malit të Zi. Te Mali i Zi, vetëm dy basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore. Nikola Vuçeviq ishtë më i dalluari me 18 pikë, i ndjekur nga Kendrick Perry me 14 sosh.

Fitore në fazën e dytë, regjistroi edhe Gjermania që triumfoi bindshëm ndaj Gjeorgjisë me rezultatin 100:73. Maodo Lo me 18 pikë ishte më efikasi te Gjermania, ndërsa te Gjeorgjia u veçua Alexander Mamukelashvili që realizoi 19 pikë.

Ndërkohë, Italia ka mposhtur Serbinë me rezultatin e ngushtë 78:76. Italinë drejt fitores së dytë në Botëror, e udhëhoqi Simone Fontecchio me 30 pikë, 7 kërcime e 3 asistime. Te Serbia, Ognjen Dobriq pati 15 pikë.