Republika Dominikane ka shënuar fitore të rëndësishme në Kampionatin Botëror të basketbollit.
Të dielen në Quezon të Filipineve, Republika Dominikane fitoi ndaj Italisë me rezultat 87:82. Ndeshja ishte interesante dhe u vendos në aksionet e fundit. Karl-Anthony Towns dhe Andres Feliz udhëhoqën Republikën Dominikane.
Towns i kishte 24 pikë e 11 kërcime, ndërsa Feliz kontribuoi me 24 pikë, pesë kërcime e pesë asistime. Marco Spissu ishte më i miri tek Italia me 17 pikë e pesë kërcime. Republika Dominikane shënoi fitoren e dytë në Grupin A, ndërsa Italia pësoi humbjen e parë. Mali i Zi nuk lejoi befasi duke fituar 89:74 ndaj Egjiptit. Edhe Mali i Zi shënoi fitoren e dytë. Ndeshjen interesante mes Australisë dhe Gjermanisë e fitoi Gjermania me rezultat 85:82. Dennis Schroder udhëhoqi Gjermaninë drejt fitores së madhe, me 30 pikë e tetë asistime.