Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjeorgjia e Brazili avancojnë në raundin e dytë të Botërorit

Gjeorgjia dhe Brazili kanë konfirmuar kalimin në raundin e dytë të Botërorit të basketbollit. Të dyja ekipet, kanë shënuar fitore të mërkurën, në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Gjeorgjia ishte bindshëm me e mirë se Venezuela, të cilën e mposhti në duelin e luajtur në Okinawa në kuadër të Grupit F. Gjeorgjia triumfoi me shifrat 70:59 për të përfunduar e dyta në grup me 5 pikë të mbledhura pas tri ndeshjeve të luajtura.

Tornike Shengelia me 25 pikë ishte më i dalluari te Gjeorgjia, ndërsa Nestor Colmenares pati 16 pikë për Venezuelën.

Edhe Brazili fazën e grupeve e përfundoi i dyti, por në Grupin G. Në duelin e luajtur në Xhakarta, Brazili triumfoi 89:77 ndaj Bregut të Fildishtë.

Yago Santos me 24 pikë të shënuara, ka udhëhequr Brazilin drejt fitores ndaj Bregut të Fildishtë. Ndërkohë, Cedric Bah ishte më efikasi me 13 pikë të Bregu i Fildishtë.

SHBA-ja, pa telashe ka regjistruar edhe fitoren e tretë për ta konfirmuar pozitën e parë në Grupin C. Të mërkurën, amerikanët ishin bindshëm më të mirë se Jordania, duke e mposhtur me shifrat 110:62 në Manila.

Anthony Edwards me 22 pikë, 6 kërcime e 8 asistime ishte më i dalluari te SHBA-ja.

Artikuj të ngjashëm