Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Brazili kualifikohet në Botëror

Vinicius

Brazili dhe Ekuadori janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026 dhe janë bërë pjesëmarrëset e 12-të dhe të 13-të në turneun më prestigjioz të përfaqësueseve më të mira në botë.

Brazili mposhti Paraguain në Sao Paulo, dhe Carlo Ancelotti arriti fitoren e parë në ndeshjen e dytë si trajner i Seleçaos.

Brazili fitoi 1:0, ndërsa goli që i siguroi kualifikimin dy xhiro para përfundimit të kualifikimeve u shënua nga Vinicius Junior.

Përveç Brazilit, edhe Ekuadori siguroi një vend në mesin e përfaqësueseve më të mira të botës me barazim pa gola ndaj Perusë.

Argjentina, e cila ishte kualifikuar që në mars, nuk shkëlqeu në shtëpi duke barazuar 1:1 ndaj Kolumbisë.

Thiago Almada shënoi për argjentinasit, të cilët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 70-të pas përjashtimit të Enzo Fernandezit, ndërsa për Kolumbinë realizoi Luis Diaz.

Edhe Bolivia siguron plejofin me fitore ndaj Brazilit, Argjentina befasohet nga Ekuadori Futboll 10 muaj më parë Bolivia siguron plejofin me fitore ndaj Brazilit, Argjentina befasohet nga Ekuadori

Uruguai mposhti Venezuelën me rezultat 2:0 dhe tashmë është shumë pranë kualifikimit, duke pasur nevojë vetëm për një pikë në dy ndeshjet e fundit.

Golat për Uruguain i shënuan Rodrigo Aguirre dhe Giorgian de Arrascaeta.

Dy xhirot e fundit të kualifikimeve të Amerikës së Jugut do të luhen më 3 dhe 6 shtator, kur do të mësojmë edhe tre ekipet e fundit që do të kualifikohen për Kupën e Botës, si dhe përfaqësuesen që do të luajë në plejofin ndërkontinental.