Futboll

Debutim i vështirë për Ancelottin te Brazili

ancelotti

Brazili ka barazuar pa gola me Ekuadorin të premten në mëngjes, në ndeshjen debutuese të Carlo Ancelottit si selektor i brazilianëve. Ndeshja ishte kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Ndeshja ka ofruar pak rate për të dy përfaqësueses, ndërsa Brazili ka shfaqur pak kreativitet.

Ekuadori ka mbetur i dyti me 24 pikë, ndërsa Brazili është i katërti me 22 pikë. Gjashtë përfaqësueset më të mira të Amerikës së Jugut kualifikohen direkt në Botërorin në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Argjentina, që tashmë ka siguruar kualifikimin, fitoi 1:0 ndaj Kilit. 

Ancelotti bëri shumë ndryshime në krahasim me trajnerin e kaluar, Dorival Junior, që u shkarkua pas humbjes 4:0 nga Argjentina. Brazili bllokoi Ekuadorin vendas, por dështoi të jetë kreativ dhe agresiv në sulm. Viniciusi mori numrin 10, Casemiro dhe Richarlison u kthyen në përbërjen bazë, Alex debutoi, ndërsa adoleshenti Estevao u paraqit në krahun e majtë në vend të Raphinhas së suspenduar.

Javën tjetër Brazili e pret Paraguajin.

“Do të kemi më shumë shanse për të kontrolluar ndeshjes, për të pasur më shumë intensitet”, ka thënë Ancelotti. “Ndeshja ishte e komplikuar për tre sulmuesit. Na është dashur më shumë lojë ofenzive. Por Ekuadori është mbrojtur mirë. Në aspektin defanziv ishte lojë shumë e mirë. Kam parë një ekip që luajti mirë me topin po ashtu. Ishte një barazim i mirë dhe largohemi të kënaqur, me besim për ndeshjen e radhës”, ka shtuar tekniku italian, që mori drejtimin e Brazilit në fund të muajit të kaluar, pasi u nda me Real Madridin.