Japonia është kualifikuar për herë të parë në finalen e turneut olimpik të basketbollit në konkurrencën e femrave. Në gjysmëfinalen e Olimpiadës së Tokios, të luajtur të premten në Saitama, Japonia e ka mposhtur Francën me rezultatin 87:71. Himawari Akaho me 17 pikë të shënuara, ishte më efikasja në triumfin e Japonisë. Ndërsa, Yuki Miyazawa shtoi 14 pikë.
Te Franca, më të dalluarat ishin Sandrine Gruda me 18 pikë, e përcjellë nga Marine Fauthouxh (13). Në finale, Japonia do të përballet me SHBA-në, që në gjysmëfinale e eliminoi Serbinë. SHBA-ja e ka mposhtur Japoninë në fazën e grupeve të turneut olimpik me rezultatin e thellë 86:69.
Artikuj të ngjashëm
-
Basketbollistet amerikane kualifikohen në finale të Olimpiadës
-
Franca avancon në gjysmëfinale pasi mposhti Spanjën
-
Basketboll, Japonia në gjysmëfinale të turneut olimpik të femrave
-
Basketbollistet amerikane mposhtin Francën dhe kualifikohen në çerekfinale
-
Basketboll, francezet fitojnë ndeshjen e parë në Olimpiadë