Presidenti i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka premtuar të vazhdojë luftën me pandeminë përmes sportit pavarësisht kritikave që Lojërat Verore “Tokio 2020” po organizohen mes një rritje të infeksioneve të koronavirusit në Japoni.
“IOC-ja do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të dhënë kontributin tonë për të ndihmuar përmes sportit dhe për të dhënë kontributin në përpjekjet tuaja të mëdha për organizimin e Lojërave Olimpike”, ka thënë Bach menjëherë pas vërejtjeve nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ekspertët e shëndetit në Japoni kanë paralajmëruar që Lojërat Olimpike do të bëhen një ngjarje “super përhapëse” e virusit duke sjellë dhjetëra mijëra atletë, zyrtare dhe punëtorë. IOC po zhvillon një takim ku po diskutohen edhe përgatitjet për Lojërat Dimërore “Pekini 2022”.
“Shëndeti dhe siguria e atletëve dhe pjesëmarrësve të tjera janë më të plan të parë në axhendën tonë”, ka thënë Zhang Qian, drejtor i përgjithshëm i marrëdhënieve ndërkombëtare “Pekini 2022”. Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të nisin të premten dhe do të përfundojnë më 8 gusht.