Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Presidenti i IOC-së lavdëron organizatorët e “Pekini 2022”

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka përgëzuar organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore në hapjen e mbledhjes së bordit ekzekutiv të IOC-së në Pekin të mërkurën.

Bach ka thënë se është duke u bërë punë e shkëlqyer dhe pret që Kina të organizojë lojëra të suksesshme.

Lojërat Olimpike Dimërore nisin të premten, me ceremoninë hapëse që do të mbahet në stadiumin “Bird’s Nest”.

Në qendër të vëmendjes në këto Lojëra Olimpike Dimërore do të jetë politika e Kinës karshi koronavirusit, duke pasur zero tolerancë.

Shumë sportistë mund t’i humbin garat për shkak se mund të dalin pozitiv në testin për koronavirus, para nisjes së çdo sfide.