Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach tha se mbajtja e Lojërave Olimpike në Tokio do t’i japë njerëzimit besim për të ardhmen ndërsa bota vazhdon të luftojë me pandeminë e koronavirusit.
Bach beson se Lojërat Olimpike në Tokio do të sjellin pozitivitet tek njerëzit pas situatës së krijuar me koronavirus.
“Kur bota po përballet me vështirësi nën krizën e koronavirusit, atletët që garojnë shpresoj që do të bëhen një rreze shprese për njerëzimin.
Besoj se 7.8-miliardë njerëz në të gjithë botën do të bëhen spektatorët për këto Lojëra Olimpike”, deklaroi Bach.
Artikuj të ngjashëm