Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Bach: Rastet me COVID-19 nuk paraqesin rrezik për popullin japonezë

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, e pranoi se organizatorët e Lojërave Olimpike Tokio 2020 kanë shprehur skepticizëm rreth mbarëvajtjes së Olimpiadës.

I pari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka thënë se Lojërat Olimpike nuk do të paraqesin rrezik për popullin japonez.

“Kemi një numër të vogël të personave të infektuar me koronavirus para fillimit të Lojërave Olimpike. Të gjithë ata të cilat janë të infektuar me COVID, janë izoluar menjëherë dhe kështu që nuk do të paraqesin asnjë rrezik. Personat me COVID nuk do të paraqesin ndonjë rrëzik për popullatën japoneze”, deklaroi Bach.