Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, tha të enjten se Lojërat Olimpik Dimërore të Pekinit do të hyjnë në histori, pasi kryeqyteti kinez bëhet i pari që pret lojërat verore dhe dimërore.
Gjatë hapjes së sesionit të IOC-së në Pekin, Bach tha se Lojërat Olimpike e kanë bërë Kinën “vend i sportit dimëror” dhe ishte i sigurt për një lojë të sigurt dhe të suksesshme.
Por, Lojërat Olimpik Dimërore “Pekini 2022” po hapen me të njëjtin shqetësim që u shfaqën gjatë Lojërave Olimpik Verore “Pekini 2008”.
Pekinit iu dha e drejta e organizimit të lojërave në vitin 2008 me supozimin se do të përmirësonte të drejtat e njeriut, por këtu nuk flitet për këtë tani.
Lojërat janë një kujtim i rritjes së Kinës dhe shpërfilljes së lirive civile, gjë që ka nxitur një bojkot diplomatik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Lojërat Olimpike nisin të premten dhe përfundojnë më 20 shkurt.