Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Një medalje tjetër olimpike për Kubën në boks

Kubani Arlen Lopez ka fituar medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020” në kategorinë gjysmë të rëndë në boks.

Lopez në finale e mposhti britanikun Benjamin Whittaker 4:1 me vendim të gjyqtarëve.

Për të është medalja e dytë e artë olimpike. Ai në “Rio 2016” kishte fituar të artën në kategorinë e mesme.

Lopez 28-vjeçar gjatë karrierës ka fituar edhe një herë titullin e botës.

Ndërkohë në kategorinë super të rëndë në boks në finale do të përballen uzbeku Bakhodir Jalolov e amerikani Richard Torrez Jr.

Jalolov në gjysmëfinale e mposhti britanikun Frazer Clarke, ndërsa Torrez triumfoi ndaj kazakut Kamshybek Kunkabayev.

Edhe Uzbeku Jalolov fiton të artën olimpike në peshën super të rëndë në boks Tokio 2020 Uzbeku Jalolov fiton të artën olimpike në peshën super të rëndë në boks

Në Botërorin 2019 në Rusi, Jalolov kishte mposhtur Torrezin me nokaut të rëndë në raundin e parë. Kjo kishte ngjallë kritika, pasi Jalolov është boksier profesionist.

Në boks profesionist i ka fituar tetë meçe me nokaut.