Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Uzbeku Jalolov fiton të artën olimpike në peshën super të rëndë në boks

Boksieri uzbek Bakhodir Jalolov ka fituar medaljen e artë olimpike në peshën super të rëndë në boks.

Jalolov të dielën në finale të “Tokio 2020” e mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve amerikanin Richard Torrez Jr.

Uzbeku është boksier profesionist dhe në profesionizëm i ka fituar tetë meçet e deritashme me nokaut. 27-vjeçari është edhe kampion bote në fuqi në boks amator.

Në Botërorin në Yekaterinburg të Rusisë në vitin 2019 ai kishte bërë bujë duke e mposhtur me nokaut të fuqishëm në raund të parë amerikanin Torrez Jr, rivalin e tij që e pati të dielën në finale në Tokio.

Atëbotë fitorja e Jalolov pati kritika për faktin se ishte thënë se boksierët profesionistë nuk duhet të garojnë në boks amator.

Edhe Kampioni i “Tokio 2020” shënon fitoren e nëntë me nokaut në boks profesionist Sport Kampioni i “Tokio 2020” shënon fitoren e nëntë me nokaut në boks profesionist

Medaljet e bronzta në Tokio 2020 në peshën super të rëndë i kanë fituar kazaku Kamshybek Kunkabayev dhe britaniku Frazer Clarke.

Në kategorinë e lehtë medalja e artë olimpike të dielën u fitua nga kubani Andy Cruz. Cruz në finale e mposhti amerikanin Keyshawn Davis 4:1 me vendim të gjyqtarëve.