Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, kampioni olimpik i peshës së rëndë nokauton kundërshtarin në raund të parë

Kampioni olimpik në peshën e rëndë në boks, uzbeku Bakhodir Jalolov, ka vazhduar të impresionojë në boksin profesionist.

Jalolov 29-vjeçar të shtunën mbrëma në Tusla të SHBA-së e nokautoi në rund të parë nigerianin Onoriode Ehwarieme.

Jalolov 201 centimetra i gjatë i ka 13 fitore nga po aq meçe profesioniste, që të gjitha me nokaut. Ai po pritet të boksojë në një të ardhme të afërt për ndonjë titull në ndonjë nga versionet e mëdha të boksit profesionist.

Ehwarieme ka pësuar humbjen e tretë karshi 20 fitoreve.