Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampioni i “Tokio 2020” shënon fitoren e nëntë me nokaut në boks profesionist

Kampioni olimpik në peshën e rëndë në boks, uzbeku Bakhodir Jalolov, po marshon me hapa të sigurt drejt një lufte për titull në boks profesionist.

Jalolov 27-vjeçar, që këtë vit fitoi të artën olimpike në Tokio, të shtunën në Dubai nokautoi kolumbianin Julio Cesar Calimeno në raundin e parë.

Për uzbekun e gjatë 201 centimetra, është fitorja e nëntë në po aq meçe në boksin profesionist, ndërsa të gjitha i ka me ndërprerje.

Jalolov po vlerësohet si një nga boksierët që pritet të arrijë te titujt e mëdhenj të botës në boksin profesionist.