Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

La Cruz ia fiton Kubës medaljen e tretë në Olimpiadë

Boksieri i peshave të rënda në kategorinë 81 deri në 91 kilogramë, Julio Cesar La Cruz, ia ka fituar Kubës medaljen e tretë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Në finale të premten, La Cruz mposhti boksierin e ekipit olimpik të Rusisë, Muslim Gadzhimagomedov, 5:0.

La Cruz dhe boksierët e ekipit, Roniel Iglesias dhe Arlen Lopez, të gjithë kanë fituar medaljen e dyta të arta në karrierë pasi kanë lëvizur në një kategori më lartë.

La Cruz ishte i artë në kategorinë e peshave të lehta në Rio de Janeiro dhe Lopez e fitoi të njëjtin titull në atë kategori në Tokio.