Anëtari i Bordit të Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), Avni Sahiti, tha se në vitin 2023 rreth 14.5 për qind e mjeteve të dedikuara për prokurim janë dhënë me procedurën e negocimit pa publik të kontratës.
“Procedurat e negociuara pa publikim të kontratës këto dy vjet dhe vitet tjera sillet diku 14%, do të thotë 14.05% ka qenë në vitin 2022 dhe në vitin 2023 jemi ende në përpunim të të dhënave dhe është diku 14.5% e procedurave që zhvillohen përmes procedurës së negociuar pa publikim, flasim për vlerat jo për numrin e aktiviteteve të prokurimit sepse kjo ndryshon shumë”, tha Sahiti në emisionin “Tempus” në KTV.
Ai tha se nëse flasim për procedura, janë diku rreth 5% e procedurave tenderuese që zhvillohen përmes procedurës së negociuar pa publik të kontratës, që është njëra prej 6 procedurave të prokurimit që zhvillohen në fushën e prokurimit publik.
Anëtari i Bordit të KRPP-së tha se hartohen vazhdimisht raporte vjetore dhe iu dorëzohen Kuvendit, të cilat më pas publikohen dhe janë të qasshme për publikun.
“Çka është ma karakteristike për këtë vit në zhvillimin e procedurave është vlera e madhe, domethënë kemi mbi 808 milionë euro të cilat menaxhohen përmes procedurave të prokurimit publik, kemi diku rreth 11 mijë kontrata të cilat janë të nënshkruara, është një dallim i madh me vitet paraprake, nëse e krahasojmë me vitin 2022 ku 559 milionë kanë qenë me 9 mijë e 400 kontrata”, tha ai.
Edhe
Hyseni: Kontratat e negociuara nuk janë korruptive e as kriminale
Ai tha se mandati i KRPP-së është të sigurojë dhe mbikëqyrë ligjshmërinë në fushën e prokurimit dhe të ofrojë përkrahje në sistemin e prokurimit publik.
Sipas Sahitit, përmes platformës E-prokurimi mundësohet që të gjitha procedurat e prokurimit publik të zhvillohen përmes sistemit të prokurimit elektronik, duke e kthyer mandatin e KRPP-së edhe në ofrues të shërbimeve.
Sahiti: KEK-u prin me kontrata njëburimore, si për nga numri ashtu edhe për nga vlera
Ai tha se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) për nga vlera dhe nga numri i procedurave prin për kontrata njëburimore.
“Tani kjo pjesa e autoriteteve kontraktuese, kampioni, numri, renditja cila ka ma shumë mund të matet në dy pjesë nëse mund të themi për nga vlera edhe për nga numri i procedurave që kanë zhvilluar, nëse shkojmë për nga vlera padyshim që është Korporata Energjetike e Kosovës sepse e ka vetëm një aktivitet me 67 milionë, që e përfolëm është Ministria e Punëve të Brendshme, është Ministria e Mbrojtjes, është Komuna e Prishtinës, Telekomi, Ministria e Shëndetësisë, Agjencia Qendrore e Prokurimit Publik, Ministria e Drejtësisë, Policia e Kosovës, Administrata Qendrore, Ministria e Financave dhe vazhdon kështu”, theksoi Sahiti
Edhe
Më 2023, gjysma e kontratave u negociuan. Ngrihet dyshim për keqpërdorim buxheti
Sipas tiji, pas KEK-ut vijnë edhe institucionet tjera, por që në të dy rastet si për nga vlera ashtu edhe nga numri i procedurës së prokurimit, prin KEK-u.
“Janë këto për nga vlera sa i përket numrit procedurave që zhvillohen dhe që dallon është prapë KEK-u prin me numër të procedurave të prokurimit, është Komuna e Prishtinës, Komuna e Gjakovës, Ndërmarrja Trepça, Policia e Kosovës, Ministria e Kulturës, Administrata Qendrore, Ministria e Financave, Komuna e Kaçanikut, Komuna e Shtimes, Komuna e Prizrenit e kështu me radhë”, tha Sahiti.