Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Ramaj: S’kemi pasur asnjëherë gjuhë më armiqësore ndaj gazetarëve sesa këtë vit

Saranda Ramaj, gazetare në KOHA, ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë gjuhë më armiqësore ndaj gazetarëve sesa këtë vit.

Ramaj ka thënë se shpeshherë kanë parë edhe postime të politikanëve karshi gazetarëve, e që raportimet e këtyre të fundit sipas saj i kanë ndërlidhur me agjenda të shteteve të huaja.

“Jo vetëm në shëndetësi, por edhe në sektorët e tjerë, ajo se çfarë ka dalluar apo e ka ndjekur ritmin, i cili ka filluar tash e disa vjet është mbyllja e institucioneve dhe gjuha armiqësore e institucioneve karshi mediave dhe gazetarëve. Unë nuk besoj që ndonjë vit më parë kemi pasur aq gjuhë pezhorative karshi gazetarëve, shpeshherë kemi parë edhe postime të politikanëve karshi gazetarëve, të cilët raportimet e tyre i kanë lidhur me agjenda të shteteve të huaja e veçanërisht të Serbisë, e gjë që i dëmton direkt gazetarët”, tha Ramaj në emisionin “Tempus” në KTV.

Ajo shtoi se shqetësuese ka qenë edhe gjuha armiqësore e Qeverisë karshi gazetarëve.

“Për mua, sigurisht më shqetësuese këtë vit është gjuha armiqësore e Qeverisë karshi gazetarëve dhe mediave sa herë atyre nuk iu pëlqen raportimi apo kritika”, tha Ramaj.

Edhe Shala: Duhet të ndryshohet qasja e institucioneve në raport me gazetarët TEMPUS Shala: Duhet të ndryshohet qasja e institucioneve në raport me gazetarët

Ramaj: Gazetarët duhet të ballafaqojnë Qeverinë më argumente

Saranda Ramaj, gazetare në “Koha”, theksoi se gazetarët duhet të ballafaqojnë Qeverinë me argumente dhe jo të merren me komente personale ndaj tyre.

Ramaj ka thënë se këtë vit ka munguar argumentimi nga një pjesë e gazetarëve.

“Raportet mes mediave dhe Qeverisë nuk janë çështje personale që secili duhet të ketë opinion dhe të themi ndoshta në gjuhë krejt të thjeshtë shahen ndërmjet vete në Facebook. Duhet të ketë argumentim, e besoj që sivjet ka munguar argumentimi nga ana e mediave”, tha Ramaj në emisionin “Tempus” në KTV.

Sipas saj, ka mjaftueshëm çështje të tjera, me të cilat mund të merren gazetarët para se të merren me pamjen e ministrave.

Ajo sqaroi se një gjë të tillë e ka nxitur vetë Qeveria, por që, sipas saj gazetarët nuk kanë kryer raportim të mirëfilltë, por e kanë kthyer gjuhën në të njëjtin nivel.

“Para se të merremi me pamjet e ministrave, që e dëmton edhe gazetarin, kemi mjaftueshëm argumente që kjo Qeveri, nuk po e kryen mandatin për atë që është votuar. Për të bërë një balancë, Qeveria e ka nxitur vetë këtë gjuhë kundër mediave, kundër gazetarëve, për t’i zhvlerësuar dhe në anën tjetër gazetarët nuk janë kthyer me një raportim të mirëfilltë. Nuk po them të gjithë gazetarët, por një pjesë e gazetarëve, që e kanë kthyer gjuhën në të njëjtin nivel”, shtoi ajo.

Ramaj përmendi edhe rastin e ministrive, duke thënë se po shihen pak raportime që argumentojnë çështjen e buxhetit.

Edhe Pushteti ka një pjesë të përgjegjësisë për gjuhën e urrejtjes ndaj mediave, thotë Besian Beha TEMPUS Pushteti ka një pjesë të përgjegjësisë për gjuhën e urrejtjes ndaj mediave, thotë Besian Beha

“Në çdo ministri, ne e shohim që kanë shkuar në suficid me miliona e miliona euro dhe ne po shohim shumë pak raportime të tilla që e argumentojnë një gjë të tillë”, theksoi tutje.