TEMPUS

Për një vit, 101 ankesa ndaj Qeverisë për mosofrim të qasjes në dokumente publike

Krenare Sogojeva-Dërmaku, komisionere për Informim, ka thënë se për një vit, nga shtatori 2021 deri në shtatorin e sivjetmë, ndaj Qeverisë kanë qenë 101 ankesa nga qytetarët, gazetarët e shoqëria civile për çështjen e kërkesës për qasje.

“Në bazë të statistikave mbi këto ankesa, Qeveria prej shtatorit të v. 2021 deri në shtator të v. 2022 ka pasur 101 ankesa, ndaj institucioneve të ndryshme. Do të përmend këtu dhe do të dalloj dy prej atyre që kanë pasur më shumë ankesa: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Ministria e Kulturës”, ka thënë ajo.

Sogojeva-Dërmaku ka thënë se dikasteri që ka pranuar më shumë ankesa gjatë një viti janë komunat e Kosovës. Sipas saj, nga shtatori 2021 deri në shtator 2022 ka pasur 95 ankesa ndaj tyre.

“Këtu prin Komuna e Prishtinës. Vetëm sivjet ka pasur 17 ankesa ndaj kësaj komune”, ka thënë Sogojeva-Dërmaku.