Numri i ankesave për pamundësi në qasje në dokumente publike dhe së të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, ka shënuar rritje vit pas viti, ka thënë kryetarja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, komisionerja Krenare Sogojeva Dermaku.
Gjatë raportimit para Komisionit për Çështje të Sigurisë, ajo tha se gjatë vitit të kaluar kanë pranuar 1085 ankesa.
Prej tyre, në realizimin e së drejtës për qasje në dokumente publike, agjencia gjatë vitit 2025 ka pranuar 927 ankesa dhe 80 të bartura nga viti paraprak.
Nga ky numër, 832 ankesa kanë përfunduar me vendime administrative, ndërsa 175 ankesa janë bartur për këtë vit.
Ndërkaq, në realizimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, Sogojeva Dermaku tha se janë pranuar 158 ankesa dhe 12 janë bartur nga viti paraprak.
Këto ankesa janë adresuar nga institucionet publike dhe private, organizatat jo qeveritarë, mediat, qytetarët dhe nga grupet tjera të interesit.
Edhe
Shqyrtimi i raportit të AIP-së nga deputetët përcillet me tension
Për këtë raport ka pasur kritika deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, e cila tha se është joserioz dhe ka mangësi.
Më pas i ka reaguar komisionerja Krenare Sogojeva Dermaku, e cila i tha se ka pasur gjoba për institucionet vendore.
-
AIP-ja amniston zyrtarët që mohojnë qasjen në dokumente publike
-
Transparenca në pikëpyetje, kërkohet rishikim i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike
-
Trajtimi i ankesave nga AIP-ja, 175 lëndë të vitit 2025 u bartën për këtë vit
-
VV-ja ankohet në AIP për qasje në dosjet e katër rasteve të legalizimit të pronave në Prishtinë