Shkëlzen Osmani, themelues i platformës “Hibrid.info” ka treguar si të identifikohen lajmet e rreme.
Ai në Tempus në KTV ka thënë se duhet hezitim kur shihen lajme pa fakte.
“Nëse arrijmë të lexojmë një artikull që është i ndërtuar vetëm përmes disa retorikave, narrativave të pabazuara në fakte, duhet të ketë heisztime. Jo domosdoshmëriasht ato që nuk kanë fakte mund të jenë të pavërteta, por ur nuk ka fakte duhet të kemi hezitime të mëdha”, tha ai.
Osmani ka treguar për raportin që kanë punuar si “Hibrid.info” me Departamentin e Gazetarisë mbi lajmet e dhëna gjatë luftës në Ukrainë. Theksoi se audiencat nuk kanë mjaftueshëm njohuri, kurse mediat kanë rënë pre e publikimeve të institucioneve ukrainase.
Ai tha se shpesh nëpër mediat në Kosovë janë publikuar edhe video që kanë qenë të pakonfirmuara.
Edhe
Osmani: Mediat e dyshimta ndryshojnë shpesh domenet
“Audiencat nuk kanë mjaftueshëm njohuri se çka është e vërtetë ose ji. Te mediat e kemi pasur një rast tjetër, kanë rënë pre e disa publikimeve të institucioneve të Ukrainës sepse kemi qenë të prirur tu besojmë atyre më shumë sepse ka qenë burim më kredibil se pala tjetër”.
“Ministria e Brendshme e Ukrainës ka publikuar disa lajme për t’i motivuar qytetarët dhe mediumet tona kanë rënë pre e këtij dezinformimi që pas kontrollit të fakteve ka dalë që nuk është i vërtetë. Në mediat tona ka pasur edhe shumë lajme të pakonfirmuara, mediat janë ngutur të publikojnë lajme dhe kanë publikuar lajme dhe video të pakonfirmuara”, tha Osmani.