Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Prapa ekraneve” emisioni më i ri në KTV që lufton lajmet e rreme

Emisioni “Prapa ekraneve” përmes platformës për kontroll të fakteve hibrid.info do të sjellë luftën ndaj dezinformatës.

Shikuesit do të kenë mundësinë të marrin më shumë informacione rreth mediumeve që përhapin lajme të rreme e që shpeshherë lexuesit mund të bien pre e mashtrimeve përmes informatave që ato ofrojnë.

Edicioni i parë i këtij emisioni do të shfaqet të hënën në ora 21:30 në Kohavision.

“Është emision që vjen nga hibrid.info, organizatë që merret me “fact-checking” për lajmet e rreme që nga pandemia e këndej. Do të sjellim çdo informacion të mundshëm mbi mundësinë që qytetarët të mos bien pre e dezinformatave”, tha Xhemajl Abdyli nga kjo organizatë, në një intervistë për emisionin “Sot”.

Ai tha se shpërndarja e lajmeve të rreme është më e pranishme si rezultat i përdorimit të shtuar të teknologjisë dhe rrjeteve sociale.

“Lajmet e rreme janë gjithandej, por hibrid.info trajton mediat reale dhe sociale në Kosovë por merret edhe me trajtimin e dezinformatave të mediave në Serbi që kanë të bëjnë dhe shkruajnë me Kosovën. Ne do fokusohemi në lajmet që janë në Kosovë dhe që kanë të bëjnë më vendin, ka materiale, ka dezinformata të ndryshme, ka shumë hapësirë që qytetarët të bien pre e mashtrimeve”, shtoi ai.

Edhe “Prapa ekraneve”, emisioni që do të hedhë dritë mbi çrregullimin informativ Arbëri “Prapa ekraneve”, emisioni që do të hedhë dritë mbi çrregullimin informativ

“Prapa ekraneve” do të transmetohet 1 herë në muaj në KTV.