Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Lajmet e fotografitë që duken sensancionale duhet t’i marrim me rezervë

Themeluesi i platformës Hibrid.info, Shkëlzen Osmani, i ka sugjeruar lexuesve e shikuesve që lajmet e përmbajtjet pamore sensacionale t’i marrin me rezervë.

“Pra, në rast se logjika e shëndoshë nuk arrin ta perceptojë një lajm të tillë dhe tingëllon shumë sensacional, qoftë ai përmes shkrimit, qoftë përmes aspektit vizual (fotografisë apo edhe videos) atëherë duhet ta marrin shumë me dyshim atë, apo të themi me rezeva”, ka thënë Osmani në emisionin “EDUMEDIA” në KTV.

Vigjilenca e shikuesve sipas Osmanit e edukimi i tyre mbi mediat është me rëndësi në mënyrë që përmbajtja në media të vlerësohet në mënyrë kritike.

“Mbi të gjitha pasi edhe emisioni juaj i dedikohet edukimit medial duhet të avokohet më shumë në edukim medial. Unë për vete kam ligjëruar në disa raste për edukim medial dhe për mendim kritik dhe kërkesa ime kryesore ka qenë për audiencën: që të jetë më vigjilente dhe të ketë qasje më kritike për atë që e shohin. Kjo është një prej komponenteve kryesore”, është shprehur Osmani.