Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Osmani: Mediat e dyshimta ndryshojnë shpesh domenet

Shkëlzen Osmani, themelues i platformës “Hibrid.info”, thotë se mediat e dyshimta ndryshojnë shpesh domenet.

Ai ka thënë se media të dyshimta i klasifikojnë atë që publikojnë materiale që ngjasojnë me lajme, mirëpo nuk janë të regjistruara si media. Osmani ka thënë se ka edhe media kredibile e që s’i kanë të dhënat kryesore të publikuara.

“Ato mund të jenë anëtare të KMShK-së, por nuk e kanë impresumin publik, për shembull mund t’ua japin juve impresumin në formë të aplikimit, por nuk e kanë të hapur për publikun. Domethënë nëse një palë e dëmtuar, le të themi se është atakuar përmes një shpifje, apo lajmi të pakonfirmuar, shumë vështirë e ka të gjejë adresën e saktë se kush është përgjegjës për atë medium, apo kush është kryeredaktori, që është faktikisht prej njerëzve kryesorë për përmbajtjen e përgjegjshme të mediave”, ka thënë Osmani në emisionin “Tempus” në KTV.

Ai ka thënë se publikuesit që s’janë të regjistruar s’mund të quhen media.

“Ato ndryshojnë domene vazhdimisht, domethënë nuk është se mbajnë domen në mënyrë të vazhduar, përdorin faqe në Facebook, apo faqe ku i shpërndajnë përmbajtjet e tyre”, shtoi ai.