Qerim Ondozi nga Këshilli i Mediave të Shkruara ka thënë se mediat në Kosovë, anëtare të KMSHK-së, është lehtë të dihet se kë e kanë pronar.
Në emisionin “Tempus” në KTV, Ondozi të martën ka thënë se për të qenë anëtare e KMSH-së medias i kërkohet të japë dëshmi të regjistrimit.
“Pikë së pari, meqenëse në Kosovë edhe mediat janë të regjistruara si biznese apo organizata joqeveritare, ne kërkojmë prej tyre me na dhënë certifikatën e regjistrimit në ARBK nëse janë të regjistruara si biznese, ose atë të OJQ-së nëse janë organizata joqeveritare. Kushti i dytë është që me na dhënë impresum, që ajo media e cila do të bëhet anëtare, të cekë qartë kush është kryeredaktori, kush është stafi i atij mediumi, cila është adresa fizike e tij, për t’i adresuar shkresat që mundemi me i pas. Sa i përket KMSH-së, anëtarët janë të gjithë të regjistruar, janë pjesë qoftë e ARBK-së qoftë e organizatave joqeveritare”, ka thënë ai.
Sipas tij, blogjet, adresat e ndryshme e domainat janë fushë e parregulluar.
-
Zeneli: Mbi 300 portale s’janë të regjistruara në KMSHK
-
Zeneli: Aspekti profesional i mediave online në Kosovë s’është i rregulluar me ligj
-
KQZ-ja refuzon akreditimin e disa mediave serbe, reagon OSBE-ja
-
Anëtarët e KQZ-së ngrenë dyshime për disa OJQ që synojnë vëzhgimin e zgjedhjeve, kërkojnë sqarime
-
Kurti: Problemi janë pronarët e mediave dhe mungesa e profesionalizmit