Alban Zeneli, ligjërues në departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka thënë se aspekti profesional i mediave online në Kosovë, nuk është i rregulluar me ligj.
Ai ka thënë në emisionin “Tempus” në KTV se mediat online në Kosovë rregullohen nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK).
“Për ta bërë të qartë për publikun, aspekti profesional i mediave online në Kosovë nuk është i rregulluar me ligj. Ato janë profesionalisht të rregulluara me rregullatorin i cili është themeluar në vitin 2005, nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës. Ky organ vetërregullues mendoj që ka kryer shumë punë të mirë prej kohës kur është themeluar. Mjafton të kthehemi në retrospektivë dhe t’i shohim gazetat e vitit 2004, 2003, 2002, dhe të shohim gjuhën, standardet profesionale që janë raportuar në atë kohë dhe t’i shohim gazetat më vonë, domethënë ndikimi që ka pas KMSHK-ja në këtë situatë...”, ka thënë ai duke shtuar se dikur “ka qenë një nivel më i lartë i gazetarisë”.
Zeneli ka shtuar se i ka parë iniciativat ligjore sidomos nga politikanët dhe mendon se janë më shumë për konsum të brendshëm, më shumë të orientuara drejt një narrative me të cilën media është stigmatizuar.
-
Zeneli: Mbi 300 portale s’janë të regjistruara në KMSHK
-
Këshilli i Mediave: Përpjekjet e autoriteteve për kontroll mbi mediat janë të papranueshme
-
Projektligji për KPM-në vlerësohet si sulm ndaj portaleve
-
AGK-ja e KMSHK-ja i kërkojnë Qeverisë ta tërheqë projektligjin për KPM-në: Vendos kontroll mbi media
-
Shala: Mediave në Kosovë iu mungojnë zyrtarët ligjorë