Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Miftaraj: KPK-ja është bërë “shtet në shtet”, po keqpërdoret pavarësia që ia garanton Kushtetuta

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se Këshilli Prokurorial i Kosovës, është duke e keqpërdorur pavarësinë që ua garanton Kushtetuta dhe Ligji.

Në emisionin “Tempus” të KTV-së të martën, Miftaraj ka thënë se KPK-ja është kthyer në një mekanizëm brenda shteti.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, është kthyer në një mekanizëm, ne shpesh i themi shtet brenda shteti, pasi që janë duke e keqpërdorë pavarësinë që ua garanton kushtetuta, ua garanton ligji dhe në njëfarë mënyre nuk janë as të interesuar për t’i parë problemet, për t’i parë pengesat me të cilat ata ballafaqohen apo qytetarët e Kosovës ballafaqohen në baza ditore”, ka thënë Miftaraj.