Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se ekziston mundësia të krijohet referendum për largimin e kryetarëve të rinj në katër komunat veriore.
“Ligji për vetëqeverisjen lokale parasheh mundësinë e inicimit të një lloj mini-referendumi, ndonëse nuk e ka vetë emrin e tillë, ku në rast se 20 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve në atë komunë, e iniciojnë kërkesën për largimin e kryetarit, pavarësisht arsyeve dhe kjo kërkesë shkon te kryetari i Kuvendit të Komunës, përcillet në KQZ, e atëherë KQZ-ja është e obliguar që të zhvillojë një proces ku pyeten qytetarët e asaj komune, është një lloj procesi i votimit që a jeni për apo kundër shkarkimit apo të largimit të kryetarit aktual të komunës dhe në rast se 50% +1 e votuesve me të drejtë vote dhe të gjithë ata të jenë në favor të largimit të kryetarit dhe automatikisht shpallen zgjedhjet brenda një periudhe 30 deri në 45 ditore”, tha Cakolli të hënën në “Tempus” të KTV-së.
Ai shtoi se nuk është që kryetarët e rinj do të kishin shumë mundësi ngase komuniteti serb ka mjaftueshëm mundësi, ka mjaftueshëm banorë dhe përqendrim për ta ndërmarrë një veprim të tillë, dhe largimi i tyre do të ishte një çështje procedurale, jo që do të kishte ndonjë kontestim nga secila palë.
“Edhe mos të ketë një vullnet të tillë, munden që edhe për qëllime dashakeqe ta bëjnë këtë në vazhdimësi, largojnë, mbahen zgjedhje, sërish nuk kandidojnë, zgjedhin kryetarë, kanë mundësi procedurale që këtë ta bëjnë në vazhdimësi pavarësisht proceseve tjera”, tha Cakolli.
-
Cakolli: Pa marrëveshje me serbët, asgjë s’garanton pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje
-
Jakupi: Kosova s’ka garanci që kryetarët serbë nuk do të japin sërish dorëheqje
-
Cakolli: Dorëheqjet e kryetarëve në veri, rrugëdalja që do të ndiqet nga institucionet
-
Cakolli: Situata me Kuvendin do të përfundojë në Kushtetuese, ose me zgjedhje të reja
-
Fuqizimi i vendimmarrjes së qytetarit