Vilard Bytyqi, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), në emisionin “Tempus” në KTV tha se reforma në sistemin e drejtësisë është reduktuar në disa persona dhe se nuk ka qenë problemi te kryesuesit dhe kryetarët e gjykatave.
Ai tha se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ende nuk ka qëndrim për Vetting të jashtëm.
“Në rast se reforma na është reduktuar në 10 ose 15 njerëz, atëherë nuk ka qenë problemi i 10-15 njerëzve asnjëherë, edhe problemi nuk ka qenë asnjëherë me kryetarë të Gjykatave ose anëtarë të Këshillit Gjyqësor”, tha Bytyqi.
Sipas tij, nga perspektiva e Këshillit Gjyqësor nëse ka pasur ndonjë problem.
Ai ka theksuar se problemet janë reale në kuptimin e drejtësisë si produkt i fundit.
Ka përmendur në këtë rast drejtësinë procedurale ose siç ka theksuar drejtësinë që prodhon një lloj aktgjykimi.
-
KGJK-ja e kushtëzon reformën me pensione të larta e sigurim jetësor për gjyqtarët
-
Zogaj: Reforma e brendshme, substanciale
-
KGJK-ja del me propozim për “reformat në sistemin e drejtësisë”
-
Shala: Reforma në drejtësi do të vazhdojë pavarësisht kundërshtimeve
-
IKD-ja dhe GLPS-ja akuzojnë u.d. të kryeprokurorit Agon Qalaj se po e pengon reformën në KPK