TEMPUS

Bugaqku: Rrezikojmë që Kuvendi të futet në një bllokadë të re

Bugaqku: Rrezikojmë që Kuvendi të futet në një bllokadë të re

Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku, ka thënë Kuvendi i Kosovës mund të futet në një fazë të re bllokuese.

Kjo për shkak se, sipas Bugaqkut, në fazat e votimit për konstituimin e Kuvendit, kanë votuar edhe deputetë që njëkohësisht mbajnë pozita në qeveri.

“Ne rrezikojmë përsëri të futemi në një bllokadë të re të konstituimit të Kuvendit. Kurdo që konsiderohet që Kuvendi është i konstituuar. Mjafton një palë ta dërgojë si çështje në Gjykatën Kushtetuese, faktin se ka deputetë ministra apo ministra deputetë që marrin pjesë në procedura të votimit të konstituimit të Kuvendit dhe këto janë shkelje të rënda, shkelje që e prishin konstituimin e Kuvendit”, tha Bugaqku në “Tempus“.

Gjithashtu, Bugaqku sqaroi se kjo çështje mund të dërgohet në Kushtetuese nga Avokati i Popullit dhe të tjera subjekte.

“Kjo gjë mund të bëhet nga Avokati i Popullit dhe të tjerë… Nëse dikush tenton ta zvarrisë edhe më tutje konstituimin e Kuvendit, e ka një brum që mjaftueshëm ta dërgojë dhe ta kontestojë konstituimin e Kuvendit”, ka thënë Bugaqku.

Ai shtoi se Kushtetuta nuk lë mundësi të pengimit të përfaqësimit të një komuniteti të caktuar në organet kushtetuese.

“Kushtetuta nuk lë mundësi të diktojë dhe të pengojë përfaqësimin e një komuniteti të caktuar në organet kushtetuese. Pra, gjykata duhet ta sqarojë këtë”, shtoi Bugaqku. /BetimipërDrejtësi

Lexo përditësimet tjera
Vullnet Bugaqku

Bugaqku: Pritjet janë që Kushtetuesja do gjejë shkelje në ecurinë e përzgjedhjes së nënkryetarëve joshumicë

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), në emisionin “Tempus” në KTV,...