Avokati Ardian Bajraktari, njëherësh ish-drejtor i Zyrës Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, në emisionin “Tempus” në KTV tha se për të ka qenë jo në rregull që Avokati i Popullit nuk ka iniciuar rast në Gjykatën Kushtetuese, për vendosjen e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë (MD).
“Për mua ka qenë jo në rregull mosinicimi i rastit nga ana e Avokatit të Popullit në Gjykatë Kushtetuese të këtij Ligjit”, tha ai.
Avokati Bajraktari tha se ligji iu garanton pavarësi në kryerjen e detyrave në funksion të brendshëm, agjencive që funksionojnë në kuadër të ministrive.
“Duhet të kemi parasysh faktin se Ligji për veprimtarinë e organeve të administratës shtetërore, këtyre mekanizmave, përkatësisht agjencive që funksionojnë në kuadër të ministrive, iu garanton së paku me ligj pavarësi bukur të lartë në kuptim të kryerjes së detyrave në funksionim të brendshëm. Raportimin mbi baza të kryerjes së punëve dhe përgjegjësive e ka te ministri. Por, kjo mbase duhet me u pa edhe në pikëpamje pozitive, pasi ka pasur bukur agjenci që i kanë raportuar Kuvendit, mirëpo përveçse në esencë nuk e kanë kryer një punë të tillë, kanë pasur një mungesë të mbështetjes së nevojshme dhe në këtë drejtim asokohe është vlerësuar edhe si inkurajues fakti që mund ta ketë mbështetjen në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive sepse për bindjen time mbështetja duhet të jetë në dy drejtime: në adresimin e sfidave dhe vështirësive që kanë të bëjnë me aspektin legjislativ, por edhe mbështetja e sfidës së dytë që në bindjen time është njëra prej kryesoreve, mbështetja buxhetore”, tha Bajraktari.
-
Berbati-Zena: ANJF e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin me OJQ-të
-
Politizimi i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas
-
Bajraktari: Me këtë proces s’do të kishte arsye për të mos dekretuar Isufajn për kryeprokuror
-
Kriza institucionale po cenon të drejtat e qytetarëve, thotë Avokati i Popullit
-
Bajraktari: Drejtësia si prioritet nuk shkon me Gërvallën ministre