Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se duhet vlerësuar procesi i përzgjedhjes së kandidatit për kryeprokuror të shtetit, duke shtuar se procesi ka qenë meritor.

Ka thënë në "Konfront" se nëse procesi në të kaluarën është atakuar dhe justifikimi i institucionit të presidentit, sipas tij ka qenë te procesi.

Sipas Bajraktarajt, nëse procesi do të ishte i tillë, presidenca nuk do të kishte arsye të justifikueshme për të mos e dekretuar Blerim Isufajn.

“Sikur Këshilli prokurorial ta administronte procesin siç e ka administruar tash, nuk do të kishte hapësira për aludime sikur tash. Së paku arsye të justifikueshme për të mos e dekretuar Isufajn nuk do të kishte”, ka thënë ai.

Bugaqku: Në KPK dikur anëtarëve nga shoqëria civile nuk u jepeshin as paga e as zyre

3 o. më parë / 13 kor 2026 21:08
Vullnet Bugaqku

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se kryeprokurori i shtetit funksionin e tij e ka kryekëput menaxherial, duke shtuar se nuk ka funksion operativ në ndjekjen e rasteve në ngritjen e aktakuzave apo në zhvillimin e hetimeve.

Ai ka thënë se kultura e ndëshkimit ka ekzistuar në përbërjen e kaluar të KPK-së.

Sipas tij, përbërja aktuale është krejtësisht pluraliste.

“A e dini se çfarë qasje, e çfarë sjellje kanë pasur ndaj anëtarëve joprokuror që kanë ardhur nga ana e shoqërisë civile aty. Me muaj të tërë nuk u kanë dhënë as paga e as zyre. Përbërja e re nuk i ndjek ato zakone të së vjetrës. Fryma e punës në KPK sot është shumë më pluraliste. Sot të gjithë ata që janë mund të pajtohen dhe të mos pajtohen”, ka thënë ai.

Kabashi: Të shmanget çdo perceptim se kryeprokurori zgjidhet me kërkesë të politikës

3 o. më parë / 13 kor 2026 20:57
Flamur Kabashi

Flamur Kabashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se politikanët duhet të kuptojnë se deklaratat për raste specifike, situata në zhvillim brenda gjyqësorit, kuptohen si ndërhyrje.

Sipas tij, këto deklarata duhen ndaluar në mënyrë që të mos krijohet perceptimi në publik se x kryeprokurori u zgjodh me kërkesë të kryeministrit apo presidentit.

‘Ne kemi bërë thirrje që kur t’hyni në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, adresoni çështjet që i keni ngrit në procesin e kaluar. Kjo në mënyrë që të mos krijohet hapësira dhe mundësia për justifikim për mosdekretim të kandidatit. Çështjeje politike bien në barrë të vet institucionit. Nëse një u.d. i presidentit e merr përsipër  me lënë shtetin sërish pa kryeprokuror, është barrë e tyre”, ka thënë ai.