Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Avokati Zekaj thotë se mungoi vullneti politik për luftën kundër korrupsionit, kritikon mungesën e Strategjisë antikorrupsion

Ylli Zekaj

Avokati Yll Zekaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesën e progresit në luftën kundër korrupsionit, duke e cilësuar atë si një dështim të rëndësishëm të një prej kauzave kryesore që e solli në pushtet.

Duke folur në emisionin “Tempus” në KTV, Zekaj tha se qeveria nuk ka arritur të përmbushë angazhimet e saj për drejtësi, duke përmendur mungesën e një Strategjie antikorrupsion si shembull kryesor.

“Një parti që ka ardhur në pushtet me kauzën për drejtësi – për punë dhe drejtësi, sidomos drejtësi – nuk mund të arrijë këtë qëllim pa luftuar korrupsionin”, tha Zekaj.

Ai theksoi se mungesa e vullnetit politik ka penguar seriozisht përpjekjet për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, duke shtuar se qeveria ka përfunduar një mandat të plotë pa miratuar strategjinë e nevojshme për ta adresuar këtë çështje.

“Nuk ka pasur një vullnet politik për ta shtyrë përpara parandalimin, përkatësisht luftimin e korrupsionit,” deklaroi ai.

Zekaj vuri në dukje se miratimi i një Strategjie antikorrupsion është një obligim ligjor sipas Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe kritikoi qeverinë për mosveprimin e saj.

Edhe Bunjaku thotë se Qeveria dështoi ta miratonte një Strategji antikorrpsion, tash propozoi një draft me dy faqe plan veprimi TEMPUS Bunjaku thotë se Qeveria dështoi ta miratonte një Strategji antikorrpsion, tash propozoi një draft me dy faqe plan veprimi

“Kjo është ndoshta hera e parë që një strategji e tillë do të aprovohej nga qeveria dhe, si e tillë, duhej të kishte qenë më e lehtë për ta shtyrë përpara frymën dhe idetë e saj për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, shtoi ai.

Zekaj gjithashtu ngriti shqetësime për draftin e strategjisë që aktualisht është në konsultim publik, duke thënë se ai ka shumë mangësi.

“Tash jemi duke analizuar një draft që ka shumë probleme”, përfundoi ai./BetimipërDrejtësi