Prokurori Bashkim Zeqaj, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se nuk ka qasje diskriminuese ndaj komunitetit LGBTIQ+, duke shtuar se këto raste trajtohen barabartë sikurse të tjerat.
“Më falni, kur flisni ju për çështjen e diskriminimit, që thatë se Policia, Prokuroria dhe Gjykata ka një qasje diskriminuese, ajo më së pari nuk do mend që të flitet për shkak se këto tre boshte të funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë nuk guxojnë të kenë një qasje të tillë”, tha Zeqaj, duke iu përgjigjur Marigona Shabiut.
Ai tha se kur flitet për diskriminim, duhet të raportohen në Polici dhe Prokurori nëse një prokuror ka pasur një qasje diskriminuese ndaj këtij komuniteti.
“Me këtë komunitet dhe të gjitha komunitetet tjera, e kemi një trajtim të barabartë”, shtoi prokurori Zeqaj.
-
Kurti: Demokracia s'është e fortë pa përfaqësim të barabartë të grave
-
Zogaj: Zgjedhja e anëtarëve të rinj në KGJK do të jetë transparente dhe pa asnjë lloj ndërhyrje
-
Krasniqi e Zeka me opinione të kundërta për bashkëpunim në mes të Këshillave për çështjet e aktakuzave
-
Rrëfimi rrëqethës, si u maltretua një person i komunitetit LGBTIQ+
-
“Konfront” të enjten sjell rrëfimin tronditës të një të riu nga komuniteti LGBTIQ+