Google e ka paralajmëruar një partneritet të ri me Activision Blizzard, ndërsa neni më i rëndësishëm në këtë marrëveshje është që Activision do ta përdorë YouTube si platformë ekskluzive për streaming live të ngjarjeve të ndryshme e-sports, raporton Neowin.
Ky streaming përfshin gjithashtu Call of Duty League që zhvillohet gjatë fundjavës, si dhe Overwatch League i cili më parë shfaqej ekskluzivisht në platformën Twitch.
Ryan Wyatt, udhëheqës për gaming në platformën YouTube, vuri në dukje se: "Me mbi 200 milionë gejmerë në ditë të cilët shikojnë mbi 50 miliardë orë përmbajtje lojërash në vit, YouTube u siguron lojtarëve dhe fansave të tyre pasionantë platformën më të popullarizuar të video lojërave në botë. Overwatch Leagues dhe Call of Duty League janë shembujt më të rëndësishëm të përmbajtjes e-sports, shkruan KOHA Ditore. Si ish-komentator i meçeve në Call of Duty, me entuziazëm të madh e kam përcjellur faktin që Activision Blizzard e ka zgjedhur YouTube si platformën e vet ekskluzive për streaming për të dy ligat. Ky partneritet e tregon edhe më shumë përkushtimin tonë për qëllimin që të kemi produkt live streaming të klasit të parë për gaming".
Partneriteti midis dy kompanive gjithashtu shtrihet në shërbimet cloud, kështu që tani Activision Blizzard mbështetet në infrastrukturën për hosting të lojërave Google Cloud. Google thekson që Activision u zgjodh për shkak të reputacionit të vet të besueshëm global, analitikës së të dhënave, mundësive AI dhe se lojtarët mund të presin shërbime të rrjetit me cilësi të lartë dhe përvoja të gamingut me latencë të ulët.