YouTube vazhdon të mbetet platforma kryesore sociale për shumë përdorues. Gjatë tre muajve të fundit, YouTube ka dyfishin e vizitave sesa ndjekësi më i afërt, Facebook.
Në tre muajt e fundit, sipas World of Statistics, YouTube ka 32.3 miliardë trafikë në uebsajtin e tyre.
Facebooku është i dyti me 16.8 miliardë, ndjekur nga Twitteri me 6.3 miliardë, Instagrami 6.1 miliardë e WhatsAppi 2.8 miliardë – që janë në pesëshe si rrjetet sociale më të vizituara.
TikToku vazhdon të rritet. Renditet i gjashti me 1.9 miliardë në tre muajt e fundit. Ndiqet nga Redditi me 1.6 miliardë, LinkedIn me 1.6, Discord e Twitch me nga 1 miliard.
Artikuj të ngjashëm
-
20 vjet pas krijimit, YouTube shihet si lider i ri që e zëvendëson televizionin
-
Aplikacionet më të kërkuara në vitin 2024, prin YouTube
-
Facebooku thotë se po tërheq shumicën e të rinjve në tri vjet
-
Faqet më të kërkuara gjatë muajit maj, prin Google
-
Facebooku me tre miliardë përdorues, por të rinjtë po ia kthejnë shpinën