Microsoft ka vendosur të blejë Activisionin, prodhuesin e lojërave Call of Duty, World of Warcraft dhe Diablo.
Marrëveshja e blerjes zbulon se Activision Blizzard do të shitet për saktësisht për 68.7 miliardë dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy do të jetë përparimi më i madh i Microsoft në segmentin e lojërave kur bëhet fjalë për blerjet. Kompania bleu studion Bethesda (ZeniMax Media) për 7.5 miliardë dollarë vitin e kaluar, dhe më parë Minecraft për 2.5 miliardë dollarë.
Microsoft planifikon të shtojë një numër të madh lojërash Activision në shërbimin e tij Xbox Game Pass pas përfundimit të marrëveshjes së blerjes.
Microsoft pritet së shpejti të bëhet pronar i ekskluziviteteve të njohura si Warcraft, Diablo, Overwatch, Call of Duty dhe Candy Crush.
Microsoft beson se blerja e Activision Blizzard do të përfundojë gjatë vitit fiskal 2023, duke qenë se Activision operon në një numër të madh tregjesh ku kërkohen miratimet e blerjeve.
Satya Nadella, shefi i Microsoft, beson se blerja e Activision Blizzard do të jetë kyç në zhvillimin e platformave metaverse të kompanisë.
Microsoft ka vendosur të blejë Activisionin, prodhuesin e lojërave Call of Duty, World of Warcraft dhe Diablo.
Marrëveshja e blerjes zbulon se Activision Blizzard do të shitet për saktësisht për 68.7 miliardë dollarë.
Ky do të jetë përparimi më i madh i Microsoft në segmentin e lojërave kur bëhet fjalë për blerjet. Kompania bleu studion Bethesda (ZeniMax Media) për 7.5 miliardë dollarë vitin e kaluar, dhe më parë Minecraft për 2.5 miliardë dollarë.